Çfarë kam parë e dëgjuar
matanë hijes, n’kodër
një top drite që fort po digjet!
Çfarë kam parë e dëgjuar
n’pyllin e hënës t’vjetër
edhe hijet të frikësuara!
Çfarë kam parë e dëgjuar
nën zjarr t’errët
një tërbim buzëqeshjesh t’ngrira!
Çfarë kam parë e dëgjuar
n’zonën e gjurmëve t’lashta
lule t’egra, t’perënduara!
- Advertisement -
Artan Kajtazi
14.08.2024