31 SHKURT, 1891
Më 31 shkurt 1891
diçka ndodhi e pazakontë!
N’tokën e largët
zemërimin e hënës së vjetër
zjarrin e brendshëm pluhur
krahët e fluturave t’verdha
grerëzat n’kumbulla t’bardha
fajin e luleve t’pupurta
i pashë n’kodër t’ftohtë
bashkë më një njeri ndryshe!