Izraeli shënon Ditën Përkujtimore dhe 75-vjetorin e Pavarësisë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka uruar popullin e Izraelit teksa festojnë Ditën e Pavarësisë.
“Ne mezi presim të forcojmë lidhjet tona miqësore dhe bashkëpunimin për një të ardhme më të mirë të përbashkët. Ju uroj një festë të gëzueshme të Yom Ha’atzmaut”, shkruan në postimin e MPJD-së, në Twitter.
Ndryshe më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia nënshkruan dakordimin për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump.
- Advertisement -
Pjesë e dakordimit ishte edhe pajtim i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Kosova ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem.