Zlatan Ibrahimoviq është lënduar sërish. Ai ndjeu dhimbje në këmbë gjatë ngrohjes në takimin e fundit dhe u detyrua që ta lërë edhe bankën rezervë.
Ibrahimoviq ishte menduar që të luante dhe nga fillimi ndaj Lecces pasi Olivier Giroud nuk ishte i ftuar për shkak të lodhjes. Por, ishte Ante Rebiq që e nisi ndeshjen nga fillimi.
“Ai ndjeu diçka në këmë dhe u ndal. Po mendoja ta luaja, por ai më tha që nuk ishte në dispozicion. Nuk e di shkallën e dëmit, por ai kishte diçka”, tregoi trajneri Stefano Pioli në konferencën për shtyp.
Ibrahimoviç u pa duke u kthyer në dhomën e zhveshjes, i shoqëruar nga një terapist masazhi.
- Advertisement -
41-vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje në Serie A këtë sezon, duke shënuar një gol, pasi ai ishte jashtë deri në shkurt pas operacionit në gju dhe më pas pësoi një problem muskulor në fund të marsit.
Ai nuk ishte në gjendje të paraqitej në Champions League këtë sezon, pasi u la jashtë listës së skuadrës, kështu që nuk do të jetë as në gjysmëfinale kundër Interit.