Të paktën në rrjetet e tyre sociale, Kristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrígez shprehin dashuri të ndërsjellë dhe të pakushtëzuar. Në fakt, reality shoë i modeles në Netflix, “Unë jam Georgina”, ka konfirmuar vetëm se marrëdhënia e tyre po shkon drejt greminës.
“Ylli” i Al Nassr dhe blogerja argjentinase i kanë mbajtur larg polemikat, pavarësisht se zërat për një krizë të mundshme qarkullojnë vazhdimisht. “Tymuesen” e fundit e ka hedhur një televizion portugez, sipas të cilit CR7 “është ngopur” me Georgina-n.
Në “Noite das Estrelas” mori pjesë psikologu Quintino Aries, i cili analizoi dhe nxori përfundime nga qëndrimi i çiftit në javët e fundit në evente publike. Rezultatet nuk lanë askënd indiferent.
“Sjellja e fundit e Ronaldos tregon dy gjëra: që jeta e tij personale nuk është në një moment të lumtur dhe se sa më shumë largohet nga nëna e tij, Dolores Aveiro, aq më pak i duruar është. Dhe të gjithë e dimë pse ai po largohet më shumë nga e ëma,” tha Quintino.
- Advertisement -
Daniel Nascimento, gazetar dhe bashkëpunëtor i programit, ishte në linëjn e njëjtë.
“Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën “e ngecur” në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse Kristiano ka filluar të ftohet me të. Nuk bën asgjë përveçse shpenzon, shpenzon dhe shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është në nivelet e Kristianos. Ajo e vendos veten në piedestal dhe atij nuk i pëlqen fare,” ka thënë mes tjerash Nascimento.