Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar komunitetin turk për Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës.
“Republika e Kosovës përbëhet nga komunitete me prejardhje, kultura dhe përvoja të ndryshme. Secili prej tyre sjell një perspektivë unike dhe përvoja që e pasurojnë jetën tonë”m ka thënë Osmani, njofton zyra për informim e Presidentes.
Ajo ka thënë se komuniteti turk është një urë e fuqishme lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
“Pjesëmarrja aktive e komunitetit turk në jetën politike, parlamentare, kulturore e sociale e pasuron mozaikun e diversitetit në Kosovë. Kosova Türklerinin günü kutlu olsun!”, ka thënë presidentja Osmani.