Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit, me rezultat 100-90, në ndeshjen e katërt të gjysmëfinales të Superligës së Kosovës në basketboll.
Me këtë fitore, pejanët kaluan në finale duke e mposhtur Yllin me rezultat 3-1 në serinë e gjysmëfinaleve.
Skuadra nga Peja fitoi në dy ndeshjet e para 85:82 dhe 76:86, por kampionët nuk u dorëzuan dhe triumfuan si mysafirë në ndeshjen e tretë 104:107. Por përcaktuese ishte përballja e sotme në sallën “13 Qershori”, në Suharekë, ku pejanët triumfuan me shifrat 100-90.
Më i dalluari në fitoren e Pejës ishte Arian Qallaku, me 22 pikë dhe gjashtë kërcime.
- Advertisement -
Peja në finale e pret fituesin e ndeshjes Prishtina-Trepça, sfidë e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:15.