Dita e Tokës është vendosur në datën 22 prill të vitin 1970. Në këtë datë 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore nga më spektakolaret që u quajt “Dita e Tokës”.
Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirëse të mjedisit organizohen një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe njeriut, si aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, etj.
Me rastin e kësaj dite “Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, këtë ditë e shënon me aktivitete të shumta për pastrimin e mjedisit dhe mbjelljen e drunjtëvem raporton RTKlive.
Kjo organizatë ka planifikuar aktivitete vullnetare për pastrimin e mjedisit në dy qytete të Kosovës, Ferizaj dhe Prishtinë, të hënën me 24 Prill 2023, dhe një aktivitet mbjellje drunjtëve në Suharekë të mërkurën me 26 Prill 2023.
- Advertisement -
Në Ferizaj, aksioni vullnetar për pastrimin e mbeturinave do të zhvillohet në hapësirat afër Parkut Liria, me pjesëmarrës nga organizata lokale, nxënës të shkollave të Ferizajit dhe përfaqësues nga Komuna. Aktiviteti në Ferizaj fillon në orën 10:30 dhe do të përfshijë edhe përfundimin e pastrimit të deponisë katër hektarshe të mbeturinave.
Në Prishtinë, gjithashtu, do të ketë aksioni për pastrimin e mbeturinave do të zhvillohet në lagjen Arbëria dhe është organizuar në bashkëpunim me kompaninë Deloitte. Aktiviteti në Prishtinë fillon në orën 14:00.
Më 26 prill, në bashkëpunim me Komunën e Suharekës do të zhvillohet një aktivitet mbjellje drunjëve në Suharekë si pjesë e angazhimit të saj për të promovuar një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Aktivitetet e |Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit me iniciativa dhe aksione të ndryshme mjedisore.
“Let Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, u bën thirrje të gjithëve që të marrin pjesënë këto aktivitete dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë.