Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ashpër pas sulmeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj prokurorit Blerim Isufaj, duke thënë se ai po do të bëhet kryeprokuror pa vullnetin e tij, Vjosa Osmanit e Glauk Konjufcës.
Sipas saj, kryeministri po tregon që kryeprokurori do të zgjidhet vetëm me aprovimin e pushtetit.
“Kjo është vrasja brutale e demokracisë”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
- Advertisement -
Kryeministri tregoi PUBLIKISHT që kryeprokurori do të zgjedhet VETËM me aprovimin e pushtetit.
Kjo është vrasja brutale e demokracisë.
Gjithçka tjetër është tanimë e parëndësishme.