Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur nënshkrimin zyrtar të ligjit që garanton lirinë e lëvizjes pa viza për qytetarët e vendit.
“Pas shumë viteve pritjesh, në një ceremoni të organizuar në Parlamentin Evropian në Strasburg, u nënshkrua zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.
Saiti: Liberalizimi i vizave për Kosovën ishte një proces i vonuar
Tutje thuhet se procesi i liberalizimit të vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë për Kosovën, por që më në fund u përmbyll me sukses.
- Advertisement -
Nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizim të vizave për Kosovën
“Liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave”.
“Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë”, thuhet në fund.
Sot në Strasbourg të Francës është nënshkruar ligji i ri për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja suedeze e BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit të BE-së, Jessika Rosëall, ndërsa nga Kosova zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
- Advertisement -
Vetë kryetarja e PE-së, Metsola, e cila mori pjesë në nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimin e vizave, tha se është një moment krenarie që sot dhamë dritën e gjelbër përfundimtare në këtë proces.
“Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, ka shkruar Metsola në Twitter.