Ramush Haradinaj teksa po uronte togerin për diplomimin e tij me Akademinë Mbretërore Ushtarake ‘Sandhurst’ në Britaninë e Madhe e ka parë si pozitive për të ardhmen e Kosovës.
Haradinaj tha se e gjithë kjo përgatitje e oficerëve dhe nënoficerëve është falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve.
Urime togerit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mendim Muçiqi, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”, në Mbretëri të Bashkuar, pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook
“Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë, të cilët vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë tonë dhe të ndihmojnë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet ushtarake më prestigjioze”, shtoi Haradinaj.