Granit Xhaka insiston se Arsenali mund ta fitojë ende Premier Leaguen, pavarësisht se në dy ndeshjet e fundit morën dy barazime.
Një barazim 2-2 me West Hamin të dielën pasoi të njëjtin rezultat me Liverpoolin fundjavën e kaluar dhe kjo është hera e parë që Arsenali nuk arrin të fitojë dy ndeshje radhazi, kur ishte duke fituar me dy gola epërsi.
Arsenali është e vetëm skuadra e pestë në historinë e Premier Leagues që e bën këtë dhe epërsia e tyre në krye të tabelës së Premierligës tani është ulur në vetëm katër pikë, pasi Manchester City i vendit të dytë ka një ndeshje më pak dhe pret Arsenalin më 26 prill.
“Nuk ka të bëjë me mentalitetin, sigurisht që jo”, u tha Granit Xhaka gazetarëve.