Adriano Carvalho Ribeiro, djali i legjendës Adriano, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me ekipin brazilian, Serrano.
Adriano Jr erdhi nga ekipet e të rinjve të Gremio dhe Boavista dhe tashmë ka shënuar 20 gola në 27 ndeshje për klubin e tij aktual.
“Ky moment është realizimi i një ëndrre për mua.Momenti kur më kërkuan të luaj me Serranon ishte diçka që nuk do ta harrojë asnjëhere në jetë”, tha Adriano Jr”, tha Adriano Carvalho Ribeiro.
Babai i Carvalho Ribeiro, Adriano pati një karrierë fantastike dhe do të mbahet në mend gjithmonë si njëri ndër sulmuesit më të mirë i të gjitha kohërave në futboll.