Përparim Rama ka blerë në emër të nevojës për të kryer punët si kryetar i Prishtinës, një veturë hiç më pak se 36 mijë e 800 euro.
Kaq është pesha e kontratës që komuna që ai drejton dhe kompania fituese “Porche Kosova” lidhen mes vete.
Ka mbetur pos edhe nënshkrimi. Të gjitha procedurat tjera janë finalizuar, shkruan Demokracia.
Kompania “Porche Kosova” ishte e vetmja që ofertoi në këtë aktivitet prokurimi, në të cilin u përdor procedura e hapur.“Furnizim me autoveturë për nevojat e Kabinetit të Kryetarit. Data e dhënies së kontratës 14.04.2023. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 18.04.2023. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata “Porche Kosova”. Vlera e përgjithshme e kontratës 36,800.00 euro”.
- Advertisement -
Nuk dihet akoma marka e veturës. Megjithatë, kryetari Rama e ka arsyetuar blerjen e saj me mungesën e mjetit motorik për transport deri tash.
“Duke marrë parasysh që kabineti i kryetarit ka mungesë të mjetit motorik për transport dhe është nevojë emergjente për furnizim me autoveturë dhe pas kërkesës për aprovim dhe lejim nga AQP – Autoriteti Publik fillon procedurën me afat të shkurtuar për furnizim me autoveturë”. Komuna e Prishtinës kishte paraparë të shpenzoheshin deri në 45 mijë euro për këtë veturë.