Kosova në Ohër nuk ka diskutuar për zgjedhjet lokale në veri, duke e konsideruar këtë si çështje të brendshme të vendit. Këto zgjedhje të cilat janë paraparë të mbahen të dielën e ardhshme, megjithatë po konsiderohen sfiduese, për faktin se Lista serbe po i bojkoton ato. Megjithatë, përgatitjet e institucioneve kompetente për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre po vazhdojnë teksa votuesit e 4 komunave të veriut të Kosovës tashmë janë njoftuar edhe me lokacionet se ku mund të hedhin votën e tyre.
19 qendra të votimit nga 44 sa ishin në zgjedhjet e kaluara, nkëto, do të hapen vetëm 6 qendra të rregullta e 13 të tjera të vendosura në kontejner. Fiks pas 7 ditësh, në të tillë kontejnerë të cilët do të vendosën në rrugët veriut mund të votojnë mbi 45 mijë votues në katër komuna me të drejtë vote, për të preferuarin e tyre politik.
Megjithatë, në prag të zgjedhjeve të 23 prillit për komunën e Mitrovicës së veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut janë rritur edhe tensionet në atë pjesë nga grupe kriminale që funksionojnë atje. Si tentim i frikësimit të qytetarëve serbë që po i konvertojnë targat ilegale serbe në RKS, bandat kriminale vetëm në javët e fundit kanë djegur mbi 10 vetura.
Por përtej këtyre tensioneve, analistët ngrenë dilema se çfarë do të prodhojnë këto zgjedhje.
- Advertisement -
” A do të kemi zgjidhje pas datës 23 prill, besoj që as qeveria nuk e din pra ky është qëllimi. Mbajtja e zgjedhjeve duhet të mbahen por çka prodhojnë ato, janë legale por nuk kanë legjitimitet sepse pjesa më e madhe e serbëve do ti bojkotojnë këto zgjedhje the shtrohet pyetje se për këndë po mbahen zgjedhjet”, tha Dritero Arifi, analist.
Ndërsa në Institutin Demokratik të Kosovës thonë se shtyrje të zgjedhjeve nuk duhet të ndodhin.
” Edhe pse situata është dukshëm më e mirë se sa ka qenë në vitin e kaluar ajo është ende e brishtë por jo e një niveli që mund të përbënte bazë për t’i shtyrë zgjedhjet në tërësi për shkak se do të ngriheshin dilema kushtetuese se deri kur mund të shtyheshin zgjedhjen në këtë mënyrë “, tha Eugen Cakolli nga KDI.
Të dielën e ardhshme 11 kandidatë nga 5 parti politike do t’i presin votat e qytetarëve për t`u bërë kryetar i njërës prej komunave veriore të Republikës.