Dritan Abazoviq, kryeministër në detyrë i Malit të Zi, ka zhvilluar një vizitë treditore në Kosovë ku është takuar me krerët e shtetit po ashtu me liderët e partive opozitare në Kosovë.
Kreu i qeverisë malazeze është shprehur se ndihet tejet i lumtur me mikpritjen vëllazërore që i ka bërë Kosova gjatë kësaj vizite.
I pyetur për demarkacionin, Abazoviq ka deklaruar se kjo çështje për Malin e Zi është e mbyllur, por ka shtuar se nëse ka probleme sa i përket kësaj çështjeje gjerat mund të rregullohen.
Ai ka deklaruar se në takimet zyrtare që ka pasur, çështja e demarkacionit nuk është diskutuar fare. “Për ne është punë e kryer”, tha Abazoviq në RTK.
- Advertisement -
Kryeministri malazias ka folur edhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke deklaruar se plani evropian është një bazë e mirë për një marrëveshje finale ndërmjet dy shteteve.
Abazoviq ndër të tjera ka deklaruar se nëse problemi i Kosovës me Serbinë nuk zgjidhet sa është në pushtet Aleksandër Vuçiq, me dikë tjetër në krye të Serbisë ky proces do të vonohet shumë.
Kreu i qeverisë malazeze ka folur edhe për ndikim e Rusisë dhe Serbisë në Malin e Zi, duke deklaruar se ka ndikime të tilla por jo siç paraqitet në media.