Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret sot në Prishtinë, në takim zyrtar, kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Sipas njoftimit të presidencës, takimi pritet të nisë në ora 10:00.
Presidenca nuk ka njoftuar se d të ketë ndonjë deklarim të përbashkët të Osmanit dhe Abazoviqit, ndonëse është sqaruar se mediat mund të xhirojnë disa minuta pjesë nga ky takim dhe të bëjnë disa fotografi.
Kryeministri Abazoviq, ka mbërritur të enjten pasdite në Kosovë dhe do të qëndrojë edhe të shtunën deri pasdite.
- Advertisement -
Gjatë kësaj kohe, ai është pritur nga kryeministri Albin Kurti, me të cilin në konferencën për përbashkët për media, rikonfirmuan marrëdhëniet e mira mes Kosovës e Malit të Zi dhe nënshkruan marrëveshje për hapje të korridoreve të reja të fluturimit mes dy vendeve.
Paraprakisht ai ishte pritur në takim edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili e nderoi me “Çelësin e Prishtinës” kurse të premten u takua edhe me liderët e partive opozitare, PDK e LDK.
Kurse sot më vonë gjatë ditës, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, viziton Pejën, ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.