Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës që po i bën Italisë është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
“Ia konfirmova presidentes Vjosa Osmani angazhimin e qeverisë në Ballkan. Ne jemi gjithashtu në vijën e frontit në Kosovë për siguri dhe stabilitet me misionin NATO-KFOR-it”, ka shkruar ai në Twitter.
Kryediplomati italian ka shkruar se e duan të forcojnë praninë e kompanive tona. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar ai.
Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këto ditë ka vizituar Kalabrine e Italisë, me ftesë të komunitetit të arbëreshëve të këtij rajoni.