Shtatë të mitur janë arrestuar të mërkurën nga policia e Kosovës pasi dyshohet se i kanë vënë zjarrin një shkolle.
Ngjarja ka ndodhur në Magure të Lipjanit, ku të miturit pasi kanë hyrë duke vjedhur, i kanë vënë zjarrin shkollës. Të dyshuarit janë mbajtur në stacionin policor, thuhet në njoftim.
Albin Kurti pret sot Dritan Abazoviçin, nënshkruajnë marrëveshjen për shërbimet ajrore
“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure.
- Advertisement -
Policia po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftim.