Një tjetër skandal ka përfshirë Komitetin Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët po vërtetojnë dita ditës inkrimimin e institucionit të futbollit shqiptar.
Mediet kanë bërë me dije se anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Abdyl Kuriu, është nën akuzë për falsifikime notash gjatë periudhës kur jepte mësim në Institutin e Fizkulturës.
Mësohet se Kuriu u ka vendosur rreth 110 studentëve notën 10-të, ndërkohë që shumica prej tyre nuk paraqiteshin fare në mësim si dhe disa të tjerë nuk ishin prezent në Shqipëri.
Për këtë skandal Instituti i Fizkulturës ka përjashtuar nga institucioni Abdyl Kuriun, i cili po përballet në Gjykatë me akuzat e falsifikimeve.
- Advertisement -
Një ngjarje që është mbajtur e fshehtë nga Federata Shqiptare e Futbollit me urdhër të Armando Dukës, të cilit njerëzit që ka zgjedhur si anëtar të Komitetit Ekzekutiv për t’i shërbyer po i bien një e nga një.
Pas Kuriut që ndodhet nën akuzë për falsifikim, pak muaj më parë një tjetër anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili mbante edhe postin e zv. presidentit u arrestuar për aferën e inceneratorëve.