Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, dhe Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, kanë udhëtuar për në SHBA.
Gjatë kësaj vizite, Bislimi e Murati do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, njofton Zyra e Kryeministrit.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite, do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore”, thuhet në njoftim.