Liga më e fortë në Evropë, Liga e Kampionëve, vazhdon sonte me dy superpërballje që luhen në kuadër të çerekfinaleve.
Milan-Napoli, sfidë kjo që luhet sonte në ‘San Siro’ është kryesfida e sotme, ndeshje kjo që pritet të prodhojë një ndeshje dramatike.
Tradita flet në favor të ‘Rossonerëve’, derisa ‘napolitanët’ e Amir Rrahmanit janë në top-formë dhe në Milano kanë udhëtuar me ambicie për të thyer skuadrën e Stefano Piolit.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të natës së sotme ballafaqohen Real Madrid dhe Chelsea, duel që luhet në ‘Bernabeu’.
- Advertisement -
Kampionët në fuqi të Evropës, llogaritën favorit të paktën në letër, megjithatë, Frenk Lampard shpreson se të besuarit e tij, do të bëjnë paraqitje të mirë në kërkim të rezultat pozitiv përball skuadrës më të suksesshme në tokën evropiane.
Sonte takohen:
Milan-Napoli
Real-Chelsea
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00.