Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e sotme në Serbi ku një person ka humbur jetën për shkak se nuk respektoi sinjalistikën e qarkullimit në hekurudhën Beograd-Bar.
Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje të frikshme të momentit kur një tren me shpejtësi të plotë merr përpara një makinë të tipit “Opel”. Për pasojë ka humbur jetën një grua 61 vjeçare e cila drejtonte automjetin. Si pasojë e shpejtësisë së madhe të trenit, vetura është shtyrë për qindra metra.