Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka deklaruar se Ballkani nuk mund të vazhdojë të presë gjatë për anëtarësimin në BE, duke shtuar se Italia do të jetë zëdhënësja e kërkesave të tyre për t’u integruar në BE.
“Kërkesës së fortë, e cila vjen nga Ballkani Perëndimor, Europa duhet t’i përgjigjet pa vonesë. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të vazhdojmë dialogun e nisur në takimin ministror në Romë më 3 prill me një takim të ri që do të mbahet deri në fund të vitit, për të përcaktuar sesi po ecën bashkëpunimi ynë. Italia dëshiron të luajë një rol udhëheqës dhe është e gatshme t’i bashkohet lojës, sepse e ardhmja e vendit tonë dhe e Evropës është në rrezik. Ballkani duhet të presë asnjë çast më shumë”, ka shkruar Tajani.
Gjithashtu ai thekson se ajo që kërkojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është siguria e procesit, afatet dhe mbi të gjitha rezultati përfundimtar.