Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një komunikate për media njofton se sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të diskutojë për zgjedhjet në veri.
Sipas njoftimit në rend dite në mbledhjen e sotme është edhe njoftimi me vlerësimin e rrezikut për Qendrat e Votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.
RENDI I DITËS:
1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
- Advertisement -
2. Raportet e Këshillave të KQZ-së
• Këshilli për Operacione Zgjedhore
Raport nga KKZ-të në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan për Qendrat e Votimit
Njoftim me vlerësimi e rrezikut për QV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.
Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit
- Advertisement -
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,
Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të KVV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan,
Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës se bazës së shënimeve të departamentit të pensioneve, Ministria e Financave, Punes dhe Transfereve
- Advertisement -
• Këshilli Mbiqkyrës për Informim Publik
Shqyrtimi dhe miratimi i Llogos dhe dizajnit të produkteve të IP për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq