Pamjet si ato në Republikën e Shqipërisë ku numërimi zgjatë disa ditë do të mund t’i shohim edhe në Republikën e Kosovës.Kjo mund të ndodhë pasi që procesi i reformës zgjedhore nuk pritet që ta reformojë një nga segmentet më të rëndësishme të procesit zgjedhor, siç është publikimi i shpejtë i rezultateve përfundimtare.
Përkundrazi, reforma zgjedhore ka ndryshuar vendin se ku do të bëhet numërimi i votave për deputetë dhe për asambleistë. Kjo mund të sjellë edhe vonesë në shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.Votat për subjektet politike do të vazhdojnë të numërohen nëpër vendvotime, ashtu siç numërohen edhe aktualisht, por jo edhe ato për deputetë dhe asamblesitë, shkruan Gazeta Blic, e cila ka siguruar ekskluzivisht projektligjin për zgjedhjet i përgatitur nga komisioni parlamentar ad hoc për reformën zgjedhore.
Me ligjin e ri për zgjedhjet, palestrat sportive nëpër komuna, apo hapësirat e ngjashme të përshtatshme, do të shndërrohen në hapësira ku do të numërohen fltëvotimet për kandidatët për deputetë.
Për këtë qëllim, në çdo komunë do të formohen Qendra Komunale të Numërimit (QKN), e QNR-ja do të vazhdojë të sherbejë për numërimin e votave me kusht dhe ato jashtë Kosovës, apo edhe të bëhen rinumërimet nëse kërkohet nga KQZ-ja dhe PZAP-ja.
- Advertisement -
“Për zgjedhjet për Kuvend të Kosovës dhe kuvendet komuale, numërimi i votave për subjektet politike bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit dhe plotësohen frmulatrët përkatës. Ndërsa, votat për kadnidatët e subjekteve politike numërohen në qendra komunale të numërimit të fletëvotimeve për kandidatë. Votat për kandidatë për kryetarë kmune numërohen në vendvotim, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve”, thuhet në pikën 3 të nenit 101 për procesin e numërimit të fletëvotimeve dhe shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve.
Sipas projektligjit, çdo komunë do të ketë një QKN.
“Qendrat Komunle të Numërimit, caktohen në salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive. Vendet e numërimit të votave për kandidatë vihen në dispozicion të KKZ-ve, jo më vonë se 10 ditë para datës së zgjedhjeve. KKZ-ja, jo më vonë se 5 ditë para datës së zgjedhjeve, fton për vizitë dhe njohje të vendit të numërimit të votave të kandidatëve, subjektet politike, vëzhguesit dhe anëtarët e KKZ-së. Numërimi bëhet duke ofruar transparencë të plotë. Në përzgjedhjen e vendit, KQZ-ja merr parasysh edhe mundësinë për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave”, thuhet në pikën 5 të të njëjtit nen.
Por, çka do të ndodhë pasi që të bëhet numërimi i vendvotimi apo edhe qendre votimi? Kur mund të shpallen rezultatet përfundimtare?Sipas projektligjit, pikës 13, “Të dhënat dhe rezultatet për çdo vendvotim dërgohen ëpr tabulim në QNR, menjëherë pas përfundimit të punës së çd ndërrimi”, e sipas pikës 16 “Pas përfundimit të numërimit të votave për kadidatët dhe futjes së të dhënave dhe rezultateve në QNR, si dhe pas përfundimit të periudhës për ankesa, KQZ shpallë rezultatet përfundimtare”.