Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka uruar Ditën e Kushtetutës së Kosovës, teksa është shprehur krenar që SHBA mbështet popullin e Kosovës.
Ai në një postim në “Twitter” ka cituar një pjesë nga Kushtetuta e vendit tonë për ta uruar Ditën e Kushtetutës: “Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…”.
“Krenar që mbështesim popullin dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar tutje Hovenier.