Sot (e shtunë) dhe nesër (e diele) më 08-09 prill, për shkak të punimeve për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Qarkullimi do të ndërpritet në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës.
Sipas “Termokos”, kompania publike e ngrohjes qendrore, ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme “për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të parkut të qytetit si dhe pjesës së qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”.
Për shkak të mbylljes së këtij segmenti do të ndryshohet edhe rrjedha e qarkullimit të autopbusëve urbanë.
- Advertisement -
Autobusët e “Trafikut Urban”, të linjës nr. 1, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën “Eqrem Çabej”.
Ndërsa autobusët e linjës nr. 3c, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën ““Eqrem Çabej” për të vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.