Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sot janë graduar me titullin “Kolonele” në ushtrinë Shqiptare.
Për këtë krenar është shprehur trajneri më i mirë i xhudos në botë, Driton Kuka.
Kuka ka shpërndarë një fotografi ku shihen tri vajzat kosovare të veshura me uniformën e Ushtrisë Shqiptare menjëherë pas ceremonisë zyrtare për gradimin e tyre.
“Me kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.