Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është duke raportuar lidhur me procesin e dialogut në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Bislimi, gjatë raportimit, tregoi se ka pesë kritere mbi të cilat nuk do të zbatohet Asociacioni për çka tha se ka dakordim të plotë në Bruksel.
“Ka dakordim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti që propozohet nga ekipi menaxhues”.
Mes tjerash, Bislimi tha se në njërën prej pikave është edhe themelimi i Asociacionit.
- Advertisement -
“1. A kërkon ky draft a sugjeron dhe parasheh një shtresë të re të qeverisjes, në rast se parasheh këtë atëherë nuk konsiderohet si i pranueshëm për diskutime shtesë, 2. A nënkupton të drejta kolektive, nëse parasheh këtë e merr epitetin e një drafti të papranueshëm, 3. Në ç’masë është në harmoni me marrëveshjet e dakorduara më 2013 dhe 2015, 4. Në ç’masë është në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, 5. Në ç’masë është në harmoni me letrën Mogherini i ka dërguar Qeverisë së Kosovës ku tregon se cfarë kompetencash mund të ketë apo jo Asociacioni” tha Bislimi.
Mes tjerash, Bislimi tha se të gjitha këto kritere e bëjnë Asocacionin të ndryshëm nga ajo çka partia ku bënë pjesë, Lëvizja Vetëvendosje, e quante “Zajdenicë”.