Marash Kumbulla është njëri prej futbollistëve, të cilëve Roma u ka zgjatur kontratat, por për arsye që kanë lidhje me “Financial Fair Play” vonon zyrtarizimi.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pavarësisht se nuk është një titullar fiks, përsëri nga drejtuesit konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen e verdhekuqve.
Nga Italia raportohen lajme se tashmë mes palëve është arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, me atë aktuale që i skadon në verën e vitit 2025.
23-vjeçari do të përfitojë rreth 1.5 milionë euro në bazë të akordit të ri, i cili skadon më 2027-ën.
- Advertisement -
Kujtojmë se këtë sezon Kumbulla ka mundur të luajë në 10 sfida, ndërsa do të jetë i gatshëm për Jose Mourinhon në takimin me Torinon pasi ka shlyer edhe pezullimin për kartonin e kuq që mori ndaj Sassuolo-s.