Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë po mbanë mbledhjen e radhës, ku pikë e rendit të ditës është Raportimi i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Drejtori, Petrit Ajeti tani është duke raportuar para këtij Komisioni, mirëpo, ky raportim po bëhet pa praninë e gazetarëve pasi që të njëjtit u lejuan të marrin vetëm pamje nga fillimi i këtij raportimi.
Pritet që pas përfundimit të këtij raportimi, kryetarja e këtij Komisioni, deputetja Ganimete Musliu të mbajë konferencë për media.