Surprize e madhe në çerekfinalet e kupës së Gjermanisë.
Bajerni i Mynihit doli jashtë pasi u mund nga Freiburg 2 me 1 në Alianz Arena.
Skuadrës së Tomas Tuhel nuk i mjaftoi goli i shpejtë i shënuar nga Upamekano më minutën e 19 të takimit.
Ndërsa, në skenë del djaloshi 22-vjeçar i miqve, Hofler i cili barazon rezultatin.
- Advertisement -
Më pas deri në minutën 95 ndeshja nuk prodhoi më gola, mirëpo në aksionin e fundit të sfidës, një prekje e topit me dorë nga Musiala në zonën e e Bajernit, e detyron gjyqtarin të shkaktoje penallti
Nga pika e bardhe ai që bëhet hero i miqve ishte Hofler që shënon golin e dytë personal dhe të kualifikimit të Frajburg në gjysmëfinale, ndërsa Bajerni e humbi mundësinë për të fituar të tre trofetë sezonal.