Dy persona janë plagosur pasditen e së martës në Gjilan, njofton policia. I dyshuari për rastin është arrestuar menjëherë.
“Njëri nga viktimat është dërguar në QKUK pasi që është i lënduar nga arma e zjarrit, ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një thikë dhe tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë.