Qeveria e Serbisë dëshiron që përmes themelimit të Asociacionit ta kontrollojë Kosovën dhe përmes Listës Serbe ta destabilizojë veriun e vendit. Kështu tha Avni Islami, profesori i shkencave të sigurisë, në emisionin “Info Plus” në RTK.
Ai tha se marrëveshja e Ohrit konsiderohet një e arritur e madhe mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë edhe pse në fakt nuk është nënshkruar. “Ajo marrëveshje thuhet se është obligative për të dy palët, por Serbia nuk është e interesuar të arrihet marrëveshja ashtu si ka prolonguar bashkësia ndërkombëtare. Qeveria e Serbisë dëshiron që përmes Asociacionit ta kontrollojë Kosovën, pra përmes pakicës dhe kjo nuk do të kalojë, sepse këtë e kanë kuptuar edhe qeveritë e mëhershme e edhe qeveria e tashme, tha Islami.
Sipas njohësit të çështjeve te sigurisë, qeveria serbe po e mban ë në tension veriun e vendit përmes Listës Serbe.
“Këtë e pamë edhe tani me djegien e makinave me targa RKS. Lista Serbe nuk është e interesuar të marr pjesë në zgjedhje dhe ata po marrin pjesë edhe në aksione terroriste, Lista Serbe është një satelit i qeverisë së Serbisë dhe është nën urdhrat e qeverisë së Serbisë dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
- Advertisement -
Sipas Islamit, pjesa dërmuese e qytetarëve serbë në veri të vendit janë duke u maltretuar nga bashkëvendësit e tyre.
“Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE nuk do të tolerojnë rrezikimin e sigurisë në veri të vendit. Qeveria serbe po benë çmos që qytetarët serbë të mos dalin që zgjedhjet, në veri të Kosovës”, tha Islami.