NATO kremton 74-vjetorin e themelimit ditën e sotme.
Kjo organizatë u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 prill 1949 pas Luftës së Dytë Botërore me qendër në Bruksel. Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në Twitter, ka uruar 74-vjetorin e themelimit të Natos, i cili shprehet se përmes kësaj organizate kemi 74-vite mbrojte të lirisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike.
“Gëzuar ditëlindjen #NATO! 74 vite në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe vlerave euro-atlantike! Shqiperia së bashku me aleatët e tjerë e vendosur për të forcuar sigurinë në rajon dhe kudo”, ka shkruar presidenti Begaj.
NATO ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv, ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme. Roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake. Kjo organizatë luan një rol në krizat politike dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake.
- Advertisement -
Happy birthday @NATO! 74 years in defense of freedom, democracy and Euro-Atlantic values! #Albania along with other allies determined to strengthen security in the region and everywhere. pic.twitter.com/pylfTxBaBv
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 4, 2023