Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal, u diskutuan mbrëmë në një darkë pune mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Përfaqësuesin Special të Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Johannes Eigner.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte i ftuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në rezidencë.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se mes tjerash gjatë darkës, temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i marrëveshjes bazë të arritur në Bruksel dhe aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel.