Gjykata Speciale ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora, por edhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojnë duke kërkuar drejtësi.
Në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës.
Ragip Xhaka i cili ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb, ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku tha se po synohet të dëmtohet historia.
- Advertisement -
“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.
Të dielën në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka
nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.