Në Hagë, pranë Gjykatës Speciale, është duke u mbajtur protestë nga qytetarë të Kosovës e diasporës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Protestuesit u panë me pankarta të ndryshme në duar në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.