Nesër zhvillohet derbi i Ligës Premiere ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpool. Ky duel është i rëndësishëm për kampionët në fuqi, që synojnë fitoren për të ngushtuar diferencën me kryesuesin, Arsenalin i cili është shkëputur tetë pikë.
Guardiola në prag të kësaj ndeshje ka dhimbje koke, pasi ai rrezikon të mos ketë në dispozicion sulmuesin norvegjez Erling Haaland. Ky i fundit i lënduar që prej dy javësh, ka munguar edhe në ndeshjet e kombëtares së Norvegjisë.
Guardiola pret të mësojë sot nga stafi mjekësor për gjendjen e Haaland, nëse do të luajë apo jo. Ai nuk është stërvitur deri ditën e enjte me skuadrën dhe gjendja e tij monitorohet ditë pas dite.