Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.
Ai ka thënë se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe obligimet që ka Kosova pas dakordimit me Serbinë.
“Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi”, shkroi ai ndër të tjera.
Haradinaj u shpreh se implementimi i marrëveshjes me Serbinë hap një perspektivë integruese të Kosovës në BE dhe në strukturat euroatlantike.