Sindikata e Bashkuar e Arsimit do të jetë pjesë e marshit të paralajmëruar nga iniciativa `Liria ka emër`, i cili mbahet të dielën.
Në njoftim thuhet se në takimin e SBASHK-ut, pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që një numër i konsideruar i anëtarësisë të marrë pjesë në këtë aktivitet.
“SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në Universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi”organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.