I dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, i ka njoftuar përfaqësuesit britanikë në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi si dhe për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.
Lajçak i quajti këto takime produktive, ndërsa në fotografinë e postuar në Twitter u pa që në tryezën e bisedimit ishte harta e Ballkanit Perëndimor
“Sot pata një ditë të plotë takimesh produktive në Londër për të shkëmbyer mendime mbi Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi me Ministrin e Evropës të Britanisë së Madhe, Leo Docherty, miku im i dashur Lord Peach dhe ekipi i Zyrës së Jashtme, Commonëealth-it dhe Zhvillimit”, shkroi Lajçak në Twitter.
Had a full day of productive meetings in London today to exchange views on the Dialogue and the Western Balkans in general with 🇬🇧 Europe Minister @LeoDochertyUK, my dear friend Lord Peach and the team of the Foreign, Commonwealth & Development Office. pic.twitter.com/CorURb9pRl
- Advertisement -
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 29, 2023