Alain Giresse ka thënë se ende është shumë herët që të flitet për gjasat e Kosovës që të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
“Janë disa arsye që lidhen njëra pas tjetër, pikë e parë nuk arritëm të thyejmë këtë bllokadë që bëri Andorra. Nuk arritëm të konkretizonim rastet. Disa vendime të gjyqtarit që nuk mu duken në rregull”, u shpreh Giresse
“Është shumë herët që gjithçka ka përfunduar me këtë lojë, do të japim gjithçka që duhet, është shumë herët që të thuhet se gjithçka ka përfunduar”.
“Siç e thashë po e përsëris është shumë herët që të dorëzohemi, i kemi këto lojë, nuk do të dorëzohemi, duhet të mendojmë se si të kualifikohemi, jo në anët negative”.