Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte në ‘Fadil Vokrri’ përballet me Andorrën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2024, ndeshe kjo që luhet në kuadër të Grupit I.
‘Dardanët’ në duel me Andorrën vijnë pas barazimit (1-1), me Izraelin tri ditë më parë, derisa skuadra mike zbret në kryeqytetin tonë pas disfatës nga Rumania (0-2).
Synimi i vetëm i “Dardanëve” është fitorja dhe këtë e kanë thënë me zë të lartë edhe trajneri Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi.
Formacionet e mundshme:
- Advertisement -
Kosova: Muriq; Vojvoda, Rrahmani, Kryeziu, Paqarada; Celina, Dresevic, Muslija; Zhegrova, Muriqi, Rashica
Andorra: Alvarez; Rubio, Llovera, Alavedra, Garcia; Palau, Vales, Pujol, Cervos; Vieira, Rosa.
Ndeshja Kosova-Andorra fillon në orën 20:45.