Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës po vazhdon aksionin ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës njofton se në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë kontrolluar dhe u është ndaluar hyrja dhe parkimi transportuesve ilegalë të udhëtarëve.
Njoftimi i Komunës:
Sot po vazhdon aksioni i Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës ndaj transportuesve ilegal të udhëtarëve në kryqytet.
- Advertisement -
Në dy pika, në qendër të kryeqytetit dhe në Dardani (afër Stacionit të autobusëve) janë duke kontrolluar dhe ndaluar hyrjen dhe parkimin ilegal të transportuesve të udhëtarëve.
Aksioni i inspektorëve të rendit komunal po bëhet me qëllim të evitimit të tollovisë e cila po krijohet në kyeqytet dhe me qëllim që të njëjtit t’i detyrojmë të futen në Stacionin e Autobusëve dhe të paguajnë taksën e përcaktuar nga kjo ndërmarrje!