Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme është takuar me krerët e shtetit të Shqipërisë.
Presidenti Bajram Begaj, ishte ai i cili e priti i pari në takim. Pastaj u takua edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Më tej, Kurti kishte darkuar për çështje pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ky i fundit përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë diskutuar me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.
- Advertisement -
“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.”, ka shkruar Rama.
Gjithashtu, Rama bëri të ditur se kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor.