Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të shkojë sot në Tiranë për një vizitë pune. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se Kurti atje do të takohet me krerët institucional.
“Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë. Për agjendën e plotë do të ju njoftojmë ndërkohë”, ka thënë Kryeziu.