Sonte në RTK, i ftuar për intervistë është kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri i vendit do të pyetet për shumë çështje.
Si i cilëson ai dy vjet të qeverisjes së tij, që nga 14 shkurti i vitit 2021, kur edhe fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme në vend?
Çfarë ka bërë qeveria që ai drejton për përmirësimin e situatës ekonomike në vend?
Si e konsideron ai situatën politike, sidomos në raport me procesin e dialogut me Serbinë?
- Advertisement -
Si do të zbatohet marrëveshja e panënshkruar e Ohrit?
Cilat janë pikat më të forta për Kosovën në këtë marrëveshje?
Për këto dhe shumë tema të tjera, sonte në RTK, intervistë me kryeministrin, Albin Kurti.
Intervista fillon në orën 20:10 minuta.