Fatmir Humolli është ndarë edhe zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo u pa gjatë seancës së sotme në Kuvendit të Kosovës, ku deputeti Humolli është parë i ulur ndaras kolegëve të tij nga VV-ja.
Ai është ulur në pjesën ku ulen deputetët e opozitës, më saktësisht ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Është parë edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka shkuar të bisedojë me Humollin. Më vonë, për t’u konsultuar shkoi edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.